Southeast Europe Atrium European Union
http://www.atrium-see.eu/alb/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/399212Bank_of_Albania.jpglink
http://www.atrium-see.eu/alb/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/231369Ministries_Square.jpglink
http://www.atrium-see.eu/alb/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/178909Palace_of_Culture_of_Tirana.jpglink
http://www.atrium-see.eu/alb/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/213049The_Congress_Palace.jpglink
http://www.atrium-see.eu/alb/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/934851The_National_Historical_Museum_of_Albania.jpglink
http://www.atrium-see.eu/alb/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/701116Tirana_university.jpglink
0 1 2 3 4 5
Progress bar

lajm

Arkitektura e Regjimeve Totalitare në Menaxhimin Urban - ATRIUM

Arkitektura e Regjimeve Totalitare në Menaxhimin Urban është një projekt ambicioz i cili ka për qëllim të vendosë në një fokus më të madh një element kyç të historisë, trashëgimisë dhe memories Eurpiane të shekullit të njëzetë.

ATRIUM është ambicioz në qëllimin që ka, por gjithashtu dhe në shtrirjen dhe natyrën e partneritetit. Në projekt marrin pjesë 18 partnerë nga hapësira e Europës Juglindore, nga departamentet e universiteteve dhe ministritë tek organizatat qeveritare dhe administrata e qytetit, duke sjellë eksperienca dhe aftësi të ndryshme në projekt. Partnerët janë nga 11 vende të ndryshme (Italia, Sllovenia, Bullgaria, Hungaria, Sllovakia, Rumania, Kroacia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Greqia) dhe ndajnë dëshirën për t’u fokusuar nga pikëpamja kulturore dhe historike, tek trashëgimia arkitekturale e regjimeve të ndryshme totalitare që ato kanë përjetuar në shekullin e njëzetë. Një nga objektivat kryesore të financimit të projekteve Europiane është inkurajimi i një këndvështrimi të përbashkët të identitetit historik dhe kulturor. Natyra e partneritetit është një shembull i një njohjeje të përbashkët të rëndësisë së trashëgimisë arkitekturale të shekullit të njëzetë dhe lidhjen e saj të ndërlikuar, kontradiktore dhe ndonjëherë të pakëndshme për periudha të caktuara të historisë Europiane.

Pika e fillimit të projektit është arkitektura. Të gjitha vendet e përfshira në projekt pëfshijnë shembuj kryesorë të trashëgimisë arkitekturale - ndërtesa, peizazhe urbane etj - të realizuara gjatë një prej periudhave të regjimeve politike, të cilat kanë qënë në nivele të ndryshme "totalitare", edhe pse ky term nuk është më në përdorim.

Momenti dhe konteksti historik i shembujve ndryshojnë - nga vitet 1920 dhe 1930 në Italinë fashiste në vitet 1950 dhe 1960 në shoqëritë komuniste të Europës Lindore. Por projekti njeh një trashëgimi të përbashkët kulturore e cila përbën kështu një mundësi: të përqëndrohet dhe tu japë vlerë shembujve të arkitekturës të cilat kanë një prejardhje të përbashkët teorike dhe kulturore në masën që ato të jenë shumë të kërkuara në rrethin e ekspertëve të Arkitekturës në nivel botëror.

Objekti ynë, siç është bërë e qartë në projekt është që tu japë vizibilitet më të madh këtyre shembujve të arkitekturës racionaliste për ti lidhur ato së bashku si pjesë e një rruge kulturore e cila lartëson këto gjurmë të veçanta arkitektonike.

Një tjetër karakteristikë e përbashkët e trashëgimisë arkitekturale që ne planifikojmë për ta sjellë, është origjina e tyre e përbashkët historike në regjimet politike, të cilën e tanishmja e hedh poshtë pa mëdyshje. Një karakteristikë e regjimeve autoritare është se ato sundojnë nga qendra, dhe një metodë e tillë e pushtetit nga lart mund të favorizojë një ndërhyrje të madhe arkitekturale dhe urbane në tre mënyra të ndryshme por të lidhura.

Së pari, siç arkitektët janë të vetëdijshëm, të gjitha projektet varen nga komisionet dhe financimet, dhe kjo është edhe më e vërtetë për projekte të mëdha, të cilat mund të porositen vetëm nga institucione të rëndësishme publike ose private. Fuqia e strukturave të vecanta të regjimeve e lehtësojnë këtë aspekt të komisioneve të shumë të punëve arkitekturale. (Një aspekt shtesë këtu është konsensusi që pushteti politik mund të dëshirojë të ketë përmes patronazhit dhe investimeve në punët publike).

Së dyti, duke ulur rëndësinë simbolike të pjesëmarrjes politike, në parlamente të caktuara, regjimet autoritare apo totalitare mund të dëshirojnë të japin vetes një dukshmëri konkret përmes realizimeve materiale: praninë reale, të prekshme dhe të pakundërshtueshme në hapësirat urbane. Së treti, si karakteristikë për regjimet totalitare, mund të jetë një impuls për të "mbledhur" përvojën e jetuar, për të standardizuar dhe rregulluar sjelljen e subjekteve politike në institucionet (shkollat, zyrat, institucionet, qendrat e kohës së lirë). Kjo përbën një kontribut të veçantë kulturor dhe sociologjik në vetë projektet arkitekturale.

Këto tre elemente të kondicionuara do të ndryshojnë nga vendi në vend dhe në përputhje me kontekstin specifik politik, por ne shpresojmë se ato mund të ofrojnë një bazë të përbashkët për krahasim të frytshëm.

Trashëgimia arkitekturale dhe urbane shpesh vlerësohet në nivel lokal, si për rëndësinë e saj historike ashtu edhe atë urbane. Ky projekt synon të sjellë së bashku këto përvoja për të gjetur tipare të njëjta në themel me një diversitet të nevojshëm, por gjithashtu të përqëndrohet në kontekstin e tyre të përbashkët historik. Shpresohet se rruga e kulturore që do të dalë do të përbëjë një rrugë për Europianët për të eksploruar shekullin e njëzetë traumatik përmes hapësirave urbane plotësisht të dukshme në rrugët e qyteteve të saj.

Patrick Leech

Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Komuna e Forlì-t

newsletter

lidhje

www.southeast-europe.net

Official web page of the South-East Europe Programme

mdrl.ro

Official web page of Romanian Ministry of Regional Development and Tourism

www.mop.gov.si

Official web page of Ministry of the environment and spatial planning of Republic of Slovenia

www.programmasee.it

Italian contact point for the South East Europe Programme

More...

dokumentet

Albanian ATRIUM ID-CARD
Arkitektura e Regjimeve Totalitare në Menaxhimet Urbane...

Bosnian ATRIUM ID-CARD
Arhitektura totalitarnih režima 20. vijeka...

Bulgarian ATRIUM ID-CARD
Dimitrovgrad
Архитектура на тоталитарните режими от 20-ти век в градското управление...


Bolgarian ATRIUM ID-CARD
Sofia
Архитектура на тоталитарните режими от 20-ти век в градското управление...

More...